• |
ide | kryesore

Nuk blini dot elektroshtëpiaket e ëndrrave pasi s’keni kursime? Gjeni zgjidhjen me 0% interes

Stil



Blerja e pajisjeve elektro-shtëpiake është një investim i rëndësishëm për një familje apo individ, kjo për faktin se elektro-shtëpiaket kanë një vlerë të konsiderueshme monetare por edhe për faktin se kërkojnë kohë  dhe impenjim në përzgjedhjen e tyre, si dhe zëne një vend të konsiderueshëm në buxhetin e familjes duke u quajtur investim afatmesëm.

Ajo që duhet të përcaktoni me kujdes në këto raste është secilat pajisje përmbushin më së miri qëllimin  për të cilin kërkohen? Cila është marka e preferuar dhe sa i përshtaten hapësirës dhe kërkesave të momentit? Por mbitëgjitha duhet të vlerësoni se cila është gjendja e kursimeve tuaja të deritanishme.

Gjatë  viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të uljeve të njëpasnjëshme të normës bazë të intresit nga ana e Bankës së Shqipërisë, me synim nxitjen e konsumit dhe stimulimin e kreditimit të ekonomisë. Ndërkohe, familjet shqiptare po konsumojnë gjithnjë e më shumë me buxhete të përcaktuara  në vite, duke u përgatitur çdo vit të ruajnë apo përmiresojnë standardin e jetesës, duke mos lenë mënjanë as kursimet.

Por tashmë ka ardhur momenti që të mos shqetësoheni më për kursimet tuaja. Kursimet mund ti ruani për pushimet, shkollimin e fëmijëve apo investime të tjera dhe mund të merrni gjithsesi në shtëpi elektro-shtëpiaket që dëshironi menjëherë!.

Përzgjedhja me kushte tepër të favorshme e markave  nga  kompanitë më të mirënjohura ndërkombëtare në elektro-shtëpiake si Samsung, LG, Sony, Beko, Bosch, Elektrolux etj  fatmirësisht tani është e mundur edhe në Shqipëri falë Neptun.

Çdo blerës tani mundet të ruajë të njëjtin standard jetese që ka, dhe të  blejë në çdo dyqan të Neptun me këste me 0 % interes deri në 36 muaj duke përzgjedhur skemën që i përsthatet më shumë atij.

Gjate muajit MARS financimi me 0 % interes mundësohet në të gjitha dyqanet Neptun për TË GJITHË TELEVIZORËT DHE TË GJITHA ELEKTROSHTËPIAKET E MËDHA E TË VOGLA. Skema e financimit mundësohet për 12; 18; 24  apo 36 muaj dhe financohet 100% e vlerës deri në 300,000 lekë të reja blerje.

Nga të dhënat e vitit të fundit, ka pasur mbi 1700 aplikime për blerje pa interes në rrjetin Neptun, duke shenuar 25% rritje krahasuar me vitin e mëparshëm.

Vetëm në Neptun është e mundur aplikimi i menjëhershëm brenda në dyqan vetëm me një kartë identiteti. Procedurat e aplikimit janë të thjeshta dhe pa shumë burokraci.

(Artikull promocional)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *