• |
ide | kryesore

Përjashtimi i Kamzës fundos Kastriotin, më i favorizuari Skënderbeu: Ja si bëhet formula

Sport



Vendimi drastik për të përjashtuar nga kampionati Kamzën, nga Komisioni i Disiplinës, ka sjellë një amulli në Federatën Shqiptare të Futbollit, që duhet të përcaktojë tashmë ndryshimet në rregullore, për ngjitjen dhe zbritjen e skuadrave në Kategoritë e përcaktuara. Rrëzimi automatik i Kamzës në Kategorinë e Dytë, bashkë me dy ose tre, njëra në playout, nga skuadrat që do të rrëzohen sportivisht nga Kategoria e Parë e bëjnë me një skuadër më tepër se parashikimi Divizionin inferior.

Në këtë pikë, filozofia është ajo e ditur nga Kategoria e Dytë do të ngjiten katër në të Parën dhe do të zbresin tre. Por për të gjetur formulën ekzakte se si do të luhen ndeshjet e playoff dhe cilat skuadra do të përfshihen është një vendim që do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF në datën 11 mars. Një shans më shumë për skuadrat e Kategorisë së Dytë, ndërsa për Superioren është gati një dënim capital për Kastriotin. Arsyeja është e thjeshtë: vendimi ishte se të gjitha ndeshje e ndeshjet e mbetura fitohen në tavolinë 3-0 nga kundërshtarët që do të luanin me Kamzën.

Me këtë rregull janë tre skuadrat që do të përfitojnë nga bonusi i pikëve në tavolinë. Luftëtari, Flamurtari dhe Skënderbeu do të marrin gjashtë pikë pa luajtur fare, ndërsa ekipet e tjera vetëm tri të tilla. E mes tyre Skënderbeu është më i favorizuari, duke kaluar edhe në gjysëmfinale pa u impenjuar fare. Por nëse ka të favorizuar ka edhe penalizuar dhe goditjen e madhe e merr Kastrioti, që në llogaritë direkte me Luftëtarin, ka edhe tre pikë më pak, ato që gjirokastritët do ti marrin kundër Kazmës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *