• |
ide | kryesore

PSG eleminohet nga United, Rabiot shkon t’a festojë: tifozët e akzuojnë …

Sport



Atmosferë nervoze në kampin e Psg pas eleminimit në Champions nga Manchester United. Champions League për parisienët mbetet një mallkim, Neymar u tërbua pas ndeshjes për shkak të penalltisë që vendosi eleminimin, por mes shokëve të skuadrës ka edhe nga ata që e kanë përjetuar ndryshe. Adrien Rabiot, pasi ka parë ndeshjen në Parc de Prince është filmuar në disa video ndërsa merrte pjesë në një festë karnevalesh në një klub.

Mesfushori francez, i njohur për sjellje të ndryshme pak profesionale, është në thyerje të marrdhënieve me PSG (në janar ishte shumë pranë Barcellona), por kjo mënyrë e të funksionuarit të tij, e sidomos festa pas eleminimit të PSG, ka nervozuar shumë tifozë të kryeqytetasve, që e kanë sulmuar në rrjetet sociale, duke e cilësuar mes shumë ‘komplimentash’, një tifoz të Marseille.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *