• |
ide | kryesore

Vazhdon përplasja/ Mero Baze: Pandi Majko nuk duhet marrë seriozisht

Arkiva, Të fundit



Përpos batutave që kanë shkëmbyer privatisht me njëri tjetrin, pas një ‘incidenti” me replika publike, sherri në distancë mes Pandeli Majkos dhe Mero Bazes vazhdon me nota të forta. Drejtuesi i gazetës Tema shkroi mbrëmë një editorial ku kritikonte pretendimet e Lulzim Bashës për të krijuar një qeveri kalimtare, duke mos mohuar as Pandeli Majkon si kryesues të saj. Por ministri i diasporës është përgjigjur menjëherë duke aluduar se Mero Baze si gazetar ka treguar vetëm shqetësimin që qarkulloon në oborrin e afërt të Ramës. “Padyshim që artikulli nuk është në “ajër” pasi pena e Bazes nuk ngjyen në bojën e imagjinatës. Me një siguri, të cilën e zotëron kur ka informacion ai në shkrimin e tij nënvizon se “Lulëzim Basha do zgjedhje…me një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon” shkroi Majko. në fakt në editorialin e gazetës Tema thuhej shprehimisht:  “Luzlim Basha do zgjedhje, i do tani, i do pa Edi Ramën dhe do që të caktojë dhe një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon, me siguri ngaqë ka dëgjuar kur ka qenë emigrant se ai është kryeministër dezhurn, sa here është nevoja”.

Ndërsa sot, pas sulmit të Majkos, Mero Baze ka bërë një reagim të dytë duke thënë se nuk është ai, por opozita që e sheh ish dy herë kryeministrin socialist si një mundësi për tu kandiduar në krye të një qeverie teknike.

“As unë, as gazeta Tema, nuk kemi shkruar që Pandeli Majko është i preferuari i opozitës për kryeministër. Unë e kam perceptuar si tallje të Monika Kryemadhit kur e ka thënë me zë
dhe figurë në tv këtë gjë. Por me sa po shikoj nga reagimi zotit Majko, atij i ka ardhur keq që nuk e kam marrë seriozisht idenë e Monikës. Kjo më ka ndodhur ngaqë kam marrë seriozisht Majkon.
Nuk e përsëris më”, ironizoi Mero Baze.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Majko përplaset me Mero Bazen. Kush ka frikë nga një tjetër kryeministër socialist?

 

 



1 Comment

  1. Akoma me Mero Baxen merreni? Ai ne fytyre duket se si eshte…flamujt i ka so UN…me qindra. I prishi pazaret me PDne dhe doli nga krahu tjeter. Nje njeri qe bente tregti te paligjshme para 1990 me gjithe rreziqet qe ekzistonin merre me mend se cfare mund te beje sot (?!) Me Ramen e ka mire sepse djali i mori burse per t’u shkolluar jashte Shqiperise. Filloi ta sulmonte prape Berishen se i nxorri bojen per lajmin e dikurshem te ndarjen se Rames nga gruaja e pare(bashke me dokumentet e gjykates)…plehre e pariciklueshme me pamje te nje kryetari bande kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *