• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia italiane kap rastësisht 33-vjeçaren shqiptare duke transportuar kokainë

Lajme, Të fundit



Një shqiptare që sapo kishte zbritur nga një autobus në Catania u ndalua nga policia e Ragusa e cila i kërkoi dokumentet dhe biletën e autobusit. Në këtë moment ka ndodhur diçka e çuditshme.

Shqiptarja ka nisur të qajë dhe nuk qetësohej në asnjë mënyrë edhe pse u shoqërua në zyrat e kuesturës, citon lapsi.al. Policia ka vendosur ta kontrollojë dhe në çantë iu gjetën 700 gramë kokainë e një cilësie shumë të pastër me vlerë 50 mijë euro.

Sipas medieve italiane në pranga është vënë C.A. 33-vjeçare e cila jetonte në mënyrë të parregullt në vendin fqinj. Sipas të njëjtave burime ajo është shoqëruar në burgun e grave në Catania dhe i është vënë në dispozicion prokurorisë. Pas dënimit me burg ajo do të dëbohet në Shqipëri. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *