• |
ide | kryesore

Video/ Rennes tmerron Arsenal: Inter nuk fiton prej Brozovic

Sport, Video



Transfertat nuk ishin pikë fortë e Arsenal e kundër Bate ishte provuar, por ajo që Topcinjtë pësuan në “Roazhon Park” është një hap larg kapitullimit. Skuadra e Unai Emery është dorëzuar 3-1 përballë Rennes, duke e bërë një mision të vështirë kthimin në Emiuratës, pasvarësisht se ai gol i shënuar në minutën e 4’ nga Alex Iwobi është një ngushëllim që në kthim mund të ketë vlerë të pamatë.

Arsenal kishte gjithcka nën kontroll deri në minutën e 42’, kur mbeti në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq të Sokratis Papastathopoulos dhe u barazua nga ajo goditje dënimi, me një gol spektakolar të Benjamin Bourigeaud.

Kaosi dhe frika rënduan këmbët dhe idetë e Arsenal dhe kjo u duk qartë në autogolin klasik të Nacho Monreal në minutën e 65’, përpara se suksesin për francezët ta siguronte Ismaila Sarr dy minuta nga fundi.

Londinezët kanë kualitetin e duhur për të shënuar dy golat që i duhen për tu kualifikuar, kur dy skuadrat të rishihen në Emirates javën e ardhshme, por Rennes tregoi forcë dhe besim se mund të nxjerrë jashtë kompeticionit një nga pretendentët e mëdhenj.

Mund të kishte shkuar më mirë për Inter, edhe se barazimi 0-0 në Frankfurt përballë Eintracht. Zikaltrit kanë rezistuar pa pësuar në një transfertë delikate, por kanë cuar dëm mundësinë e artë për të dalë të fituar kur Marcelo Brozovic ka humbur penalltinë, që do të kishte qenë vendimtare dhe do ti kishte afruar të besuarit e Spalletti edhe më pranë kualifikimit.

Për italianët është një hap pozitiv, që kthehen nga Gjermania pa pësuar gol, por 90 minutat e kthimit në San Siro do të jenë shumë delikate, kundër një skuadre që në këtë sezon të Europa League nuk njohin asnjë humbje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *