• |
ide | kryesore

Atletico Madrid në telashe: në Torino Godin mund të mungojë

Sport



Champions League afrohet dhe ndeshja e kthimit për 1/8 e finales së kompeticionit në Stadium ka pushtuar mendimet e Juventus e Atletico Madrid e mbi të gjithë Allegri e Simeone. Përpara natyrisht janë sfidat e kampionatit për tu përballuar: respektivisht kundër Udinese e Leganes, por vëmendja e shqetësimet, janë projektuar në ndeshjen e të martës.

E përsa i përket shqetësimeve, duke se shumë më tepër kanë spanjollet e Diego Simeone, që nëse ka humbur katër titullarë për ndeshjen në Torino, rrezikon të bëjë edhe pa kapitenin Diego Godin. Ditën e sotme, qendërmbrojtësi uruguajan, protagonisti i madh i ndeshjes së vajtjes, e ka mbyllur para kohe seancën stërvitore për shkak të një goditje të marrë në kofshën e djathtë, mbi gju, duke shfaqur dhimbje dhe dëshpërim.

Godin sido të ishte nuk do të luante në ndeshjen e La Liga sepse ishte i skualifikuar, por në këtë pikë mund të konsiderohet në dyshim të fortë për ndeshjen vendimtare kundër bardhezinjve: në orët e ardhshme do të kuptohet nëse bëhet fjalë vetëm për një goditje, apo për dicka më të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *