• |
ide | kryesore

A qëndron Rusia pas protestave të opozitës? Basha: Ju them cila është e vërteta!

Lajme, Të fundit



“Unë nuk dua të hamendësoj për gjëra për të cilat nuk kemi fakte. Është e qartë, jo të gjithë e duan Shqipërinë në Europë dhe nuk është një sekret që Rusia nuk e pëlqen Europën e madhe. Dhe kur janë të tilla situata, ata me kënaqësi mund t’i japin një dorë. Kjo nuk do të ishte aspak surprizë”.

Janë fjalët të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Porta a porta” në RAI1 pak ditë më parë. Kreu i qeverisë la të kuptonte se protestat në Shqipëri mund të jenë të shtyra nga Moska. Kësaj teorie i kanë fryrë më pas edhe nivelet më të ulëta në qeveri dhe portalet pranë mazhorancës.

I pyetur në emisionin “Zonë e lirë” për këtë teori, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se ishte një marrëzi e qeverisë.

“Kjo po që është për humor. Kjo pjesë e propagandës të kujton propagandën e Enverit. Se të rinjtë ndoshta s’e mbajnë mend. Në fund fare, kur nuk ecte asgjë tjetër, shpikej armiku i jashtëm që mbështeste kundërshtarin e brendshëm. Dhe në këtë rast, ata që e kanë shpikur këtë, më duket edhe se janë të kohës së Enverit.

Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më proevropian, më evropian në radhë të parë, që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër vjen dikush tjetër më evropian se unë, por deri më sot, politikan më evropian se unë nuk ka. Ndërsa Edi Rama është ai që pret oligarkët rusë në zyrë, i ka pritur prapë Gunvorin, naftën e Shqipërisë jua ka dhënë sot rusëve.

Putini, investim më të mirë se tek Edi Rama nuk ka. Naftën e merr me Gunvorin, sistemin demokratik e ka shkatërruar, me një stil të ngjashëm, dhe agjendën rajonale për ndarjen e Kosovës, Vuçiç e Rama e bëjnë fare mirë, kështu që nuk ka fare nevojë të investohet në asnjë faktor tjetër politik. Dhe padyshim, nuk ka nevojë të investohet tek Lulzim Basha, i cili njihet botërisht për pikëpamjet e tij evropiane dhe atlantiste.” – tha Basha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. E para doni me per belulin thote ky proeuropiani qe akuzohet me dokumenta te dash per lobim me parate ruse dhe shume shpejt do thirret ne prokurori,ky proeoropiani qe punoje per serbet mbas luftes se kosoves,ky proeuropiani qe kishte mik fazllicin etj

    1. Lobimi me parate ruse,eshte propaganda e Edvin Rames per te larguar vemendjen
      nga marrveshja e tij me ruset.Ka kaluar nje Vit nga akuza kundra Bashes,por asnje padi!
      “Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.
      Ish- kryenegociatorja në bisedimetKosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për
      shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatëvitit të kaluar,
      e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë
      të ketë zbuluar gjatëkohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe
      Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzori kryeministrit Edi Rama.
      Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar
      persona, megjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

  2. i pa emer e me sperm ruse si rrama hesht.rama edhe sot krun bythen tek bustet e stalinit qe ja ka len babai kristaq amanet.

  3. Lulo, mos ia fut kot. Dashnori i fjales se lire eshte me pro europian se ty. Edhe me pro USA. Ai muhabeti vizes jane shpifje te komunistave.

  4. Kur jeni larg te drejtes, gjithemone mundoheni ta interpretoni, sipas shijes dh e biles edhe ta fryjne pak qe te jene ne rregull me te zotet e shpifjes, e alarmin qe perhapin, kur jane ne siklet, sepse, nga historia, dihet qe keta te rilindurit jane pasardhes te atyre qe kane qene me rusine, e qe e kane treguar qartesisht, kur vendi u pranua ne NATO, e keta bije kurvi dolen me flamujt ruse ne proteste bulevardit ne Tirane. Por ka edhe takime te fshehta e korespondence, sepse edhe ambasadori rus ne vebdin tone e ka shprehur qarte se sa dashuri e maredhenie ka kjo qeveri me ruset. Sa here eshte takuar idioti me Vucicin, Kush ka informacion se nuk e ka organizuar Moska, pra jo direkt indirekt..Por ca tu thuash ketyre shpifesve kuqale, keta jane hadute, e therrasin” kapeni hajdutin< Le te shohi edhe koncesionet e naftes shqiptare se me cfare shoqeri i ka lidhur idioti kuqal. Keshtu ju maskarenj, kuqale te sotem, mos sulmoni me rusine se e keni ne krye ate qe po ju con drejte atyre, qofte edhe me menyren e pushtetit. A ishte kyKM qe i beri presion europes se nese ju nuk na pranoni, ne do shkojme drejt rusise,,,,Mos e harroni,,, le qe ju ate deshironi e beni sikur sulmoni, sepse kjo eshte loja e tuaj e degjeneruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *