• |
ide | kryesore

Chelsea mbetet me merkato të bllokuar: Fifa refuzon kërkesën e bluve, që e akuzojnë…

Sport



Komisioni Disiplinor i Fifa ka refuzuar kërkesën e Chelsea për të pezulluar bllokimin e merkatos në dy sesionet e ardhshme, deri në përfundim të procesit. Një hap i parë ku Blutë janë rrëzuar, duke i detyruar të përshkojnë një rrugë tjetër alternative: Cas. Me një postim në Tëiter shoqëria angleze ka shprehur pakënaqësinë për vendimin e Fifa që në rastet precedente, me Real, Atletico e Barça e kishte pezulluar sanksionin.

Kështu, mercato mbetet akoma e bllokuar për dy sesione, por Chelsea nuk ka ndërmend të tërhiqet e po i kundërvihet vendimit, në mënyrë që të lëvizë në merkato në qershor, e pastaj të kryejë dënimin, pas përfundimit të procesit. Për momentin beteja e ndërmarrë nga Blues ka marrë një refuzim të pastër nga Fifa, që rrugë të vetme tashmë i ka lënë në Cas.

Një vendim që ka befasuar Chelsea, që me një komunikatë ka shprehur gjithë pakënaqësinë, për interpretimin ndryshe të një situatë që në të kaluarën, vetë Fifa kishte lejuan pezullimin e dënimit për Real Madrid, Atletico Madrid e Barcellona: “Në të gjithë rastet e sanksioneve të mëparshme të vendosura nga Fifa – shkruhet në komunikatë -, është lejuar pezullimi i dënimit deri në përfundim të procesit të apelit. Chelsea mendon se ka marrë një trajtim inkoherent në krahasim me klubet e tjera europiane”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *