• |
ide | kryesore

E pabesueshme/ Real Madrid, 350 milionë euro për të grabitur Neymar: 45 milionë në sezon e klauzolë 2 miliardë

Sport



Lajmi vjen nga Barcellona por i takon Real Madrid. Bëhet fjalë për Neymar, lojtar që në Katalonjë ka luajtur dhe që përflitet për një rikthim të mundshëm. E përditshmja katalanase Sport është i sigurtë se Florentino Perez ka gati një ofertë prej 350 milionë euro për të marrë Neymar nga Paris Saint Germain. Duke qenë se nuk ka një klauzolë, oferta duhet të jetë e fortë, përndryshe francezët nuk do ta merrnin kurrë në konsideratë. Gjithnjë sipas Sport, Neymar është i njohur me këtë ofensivë. E nëse është tronditëse shifra për ta blerë brazilianin, po ashtu është edhe pagesa që do ti propozohet O Ney: 45 milionë në sezon në Madrid (36 merr aktualisht në Paris). Vitet e kontratës duhet të jenë 5, me një klauzolë të zgjidhjes së kontratës që kalon cdo rekord të deritanishëm (flitet për 2 miliardë euro).

Presidenti i Real e ka kuptuar se lamtumira e Cristiano Ronaldo vitin e kaluar ka lënë një boshllëk të madh tek Los Blancos: idea e një skuadre me lojtarë që paguhen pak a shumë në mënyrë të barabartë dështoi, duke marrë me vetë në fillim Lopetegui e pastaj Solari. Merengues kërkojnë të kthejnë kohën e Galacticos, me lojtarë të aftë të rrëmbejnë skenën e të marrin përgjegjësi. Një pikë në favor të Real Madrid e të kësaj tratative përfaqësohet nga raportet e mira mes Florentino Perez e Nasser Al-Khelaïfi, pronari i Psg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *