Ole Gunnar Solskjarer është prezantuar në Paris me 10 mungesa e, pavarësisht gjithckaje, arriti përmbysjen e madhe duke eleminuar Paris Saint Germain nga Champions League. Mes lojtarëve të marrë me vete nga norvegjezi në pankinë ishte edhe Mason Greenwood, të cilin askush nuk e mendonte se mund të debutonte. 17 vjecari është future në fushë në minutat e fundit, duke veshur një fanellë të Manchester United me logon e Psg: arsyeja është banale, në befasi, magazinierët e kanë stampuar numrin 54 me materialin parisien.