• |
ide | kryesore

Inter dhe Icardi shenja pajtimi: argjentinasi nuk stërvitet, por drekon me skuadrën

Sport



Në kampin e Inter po vazhdohet të kërkohet një zgjidhje për rastin Icardi: është parashikuar një bisedë e ri me drejtuesit, me shumë mundësi telefonike, mes sulmuesit argjentinas, bashkëshortes-agjente Ëanda Nara, avokatit Nicoletti e administratorit të deleguar, Marotta. Ndërkohë, ish-kapiteni nuk është stërvitur me skuadrën nën urdhërat e Spalletti, por ka drekuar me skuadrën. Një sinjal i vogël pajtimi, pas tensionit të javëve të fundit.

Vullneti i të dyja palëve është ajo e të gjeturit të zgjidhjes më të mirë dhe bisedimet vazhdojnë për ta arritur sa më shpejt. Ndërkohë, Icardi si gjithnjë është paraqitur në Appiano Gentile, ku ka kryer punë të personalizuar. Kështu, edhe pse ishte parashikuar një rikthim i tij në grup, duke parë emergjencën e dëmtimeve e skualifikimeve, impresioni është ai se rikthimi nuk do të jetë i shpejtë. Në këtë pikë, lajmi i mirë është vetëm dreka me skuadrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *