• |
ide | kryesore

Kryeministrja britanike: Anglia mund të mos dalë kurrë nga BE

Planet



Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit se nëse javën e ardhshme e refuzojnë planin e saj për Brexi-t, atëherë Britania mund të mos dalë kurrë nga Bashkimi Europian.

Ligjvënësit britanikë pritet të votojnë të martën për marrëveshjen. Në janar ata kanë votuar kundër marrëveshjes së parë të cilën May e dërgoi në parlament. Kryeministrja May po kërkon ndryshime të “minutës së fundit” në marrëveshjen me Bashkimin Evropian.
Ajo gjatë fundjavës do të bisedojë edhe njëherë me udhëheqësit evropianë në përpjekje për t’i bindur ata që të miratojnë ndryshimet përmes të cilave do ta kishte shumë të lehtë të marrë votën pro në parlamentin britanik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *