• |
ide | kryesore

Telashet për Inter nuk kanë fund: edhe Perisic dëmtohet

Sport



Në kampin e Inter ka një shqetësim të madh dëmtimesh dhe i fundit në listën e infermierisë është Ivan Perisic. Zikaltrit, që janë të privuar nga Mauro Icardi e Radja Nainggolan, për ndeshjet e ardhshme rrezikojnë të humbasin edhe kroatin, që doli nga fusha në minutën e 58′ të sfidës me Eintracht Frankfurt në Europa League.

Për sulmuesin e krahut bëhet fjalë për një lodhje muskulare në aduktorët e kofshës së majtë, që duhen vlerësuar me kujdes në orët e ardhshme. Kohët e rikuperimit nuk janë të qarta, por është frika se Perisic mund të mos jetë në fushë kundër Spal e ndoshta edhe në ndeshjen e kthimit kundër gjermanëve, kur zikaltrit nuk do të kenë në dispozicion edhe Lautaro Martinez e Asamoah, të skualifikuar.

SPALLETTI: “NUK KA RREZIK LESIONI”
Në përfundim të ndeshjes me Eintracht, tekniku i Inter Luciano Spalletti ka folur në konferencë për shtyp për gjendjen e Perisic, duke u treguar në fakt besimplotë: “Shpresoj të rikuperojë, ka një masë muskulare që e pengon të rikuperojë me shpejtësi. Është vetëm një lodhje dhe nuk bëhet fjale për lesion. Koha është e shkurtër, por shpresoj të mos ketë komplikime”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *