• |
ide | kryesore

Tërmet tek Roma: Ikën edhe Drejtori Sportiv, Monchi zgjidh kontratën

Sport



Tronditet nga themelet Roma. Sikur të mos mjaftonte shkarkimi i Eusebio Di Francesco, edhe drejtori sportiv Monchi po përgatit valixhet. Spanjolli, që nuk ishte dakord me shkarkimin e teknikut pas eleminimit nga Champions League, ka vendosur të dorëhiqet e në orët e ardhshme do të firmosë zgjidhjen konsensuale të kontratës. Në zgjedhjen e tij ka peshuar shumë mendimi i Francesco Totti që e kishte kontaktuar personalisht Ranieri për ti ofruar pankinën verdhekuqe.

I mbërritur në Romë dy vjet më parë, lidhja me ambjentin verdhekuq nuk ka qenë kurrë në nivelin e duhur. Pas suksesit në Sevilla, Monchi në dy sesione merkato revolucionarizoi skuadrën, duke sistemuar llogaritë e shoqërisë. Zgjedhje të vështira për tifozët, ashtu si dëshmoi edhe tensioni në aeroportin e Oporto. Lamtumira në fund të sezonit pritej, me Pallotta gjithnjë e më I bindur për tia besuar drejtimin sportiv Franco Baldini e, tani, spanjolli ka vendosur të përshpejtojë kohët.

Pika që derdhi gotën ishte shkarkimi i Di Francesco gjithnjë I mbrojtur nga Monchi. Një zgjedhje që është bërë nga Pallotta me Baldini e Totti në vijë të parë. Gazzetta dello Sport, madje tregon për një telefonatë mes ish-kapitenit dhe Ranieri pasi mori konsensusin nga De Rossi dhe kështu e gjithë skuadra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *