• |
ide | kryesore

Tottenham, lojtari i ‘monitoruar’ është Strakosha: portieri kuqezi do të zëvendësojë tek Spurs kampionin e botës

Sport



Që kur është kthyer nga huazimi tek skuadra e Serie B Salernitana në 2016, Thomas Strakosha është kthyer në zgjedhjen e parë tek Lazio dhe ka luajtur 25 ndeshje si titullar në kampionat këtë sezon. 23-vjecari ka tërhequr mbi vete interesin e klubeve të rëndësishme në Angli.

Sipas Calciomercato, Liverpool tentoi të merrte portierin e kombëtares së Shqipërisë në verë, por të kuqtë përfunduan duke firmosur me Alisson Becker nga AS Roma në të njëjtën dritare të merkatos. Por dyert e ishullit nuk janë mbyllur për portierin kuqezi, sepse Tottenham Hotspur është klubi tjetër që ka hedhur sytë tek portiere, madje media britanikë flet për një “monitorim” prej disa muajsh të Strakoshës nga klubi i veriut të Londrës, që kërkon një zëvendësues në terma afatgjatë të Hugo Lloris.

Calciomercato pretendon se vështirë se presidenti i Lazio Claudio Lotito dhe Drejtori Sportiv, Igli Tare, do ta lënë Strakoshën të largohet, duke qenë se kontrata e tij me klubin e Serie A zgjat deri në 2022. Vetëm se ka një detaj, Lloris është 32 dhe ka ende tre vjet kontratë me klubin e Premier League dhe nuk ka motiv që Strakosha të pranojë të qendrojë në pankinë në pritje të shansit, e për më tepër Tottenham ka nevojë në pika të tjera për tu përforcuar dhe diskutimi për portierin shqiptar mund të shtyhet për më vonë, gjithnjë nëse ndonjë klub tjetër i rëndësishëm nuk ka bërë lëvizjen i pari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *