• |
ide | kryesore

Vizita e Ramës në Fier, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kryesore, Lajme



Qytetarë protestues, veçanërisht simpatizantë të dy partive më të mëdha të opozitës, PD-së dhe LSI-së, janë mbledhur në hyrje të qytetit të Roskovecit duke protestuar me thirrjet: “Rama ik”.

Mes tyre dhe policisë ka patur disa përplasje dhe incidente. Në hyrje të qytetit, në shenjë proteste, qytetarët kanë djegur goma.

Policëve, i kanë ardhur në ndihmë dhe efektivë të Gardës së Republikës gjatë përplasjeve me qytetarët. Ata janë munduar të mos i lejojnë protestuesit të shkojnë në takimin e Ramës me banorët e Fierit.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë qenë tepër të vendosur për të zhvilluar një protestë paqësore në vendin ku kryeministri po zhvillonte takimin.

Sipas Partisë Demokratike, Rama ka ndryshuar rrugën prej protestës së banorëve.

“Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqiperine si gjithë Europa”. Për shkak te bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit.”shprehet PD.

Ish-deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmetaj i janë bashkuar gjithashtu protestës.
Alibeaj është shprehur se qytetarët i janë përgjigjur në këtë menyrë aksioneve të Qeverisë, duke u ndalur edhe tek prishjet e fundit që kanë ndodhur në Roskovec në kuadër të rikonstruksionit të qendrës së qytetit.

 



10 Comments

    1. malok raman e gjem duke kercy ppara frrokut,roshit,doshit,ndokes,rrahman rrahjes,xhelilit etj,burr ti quan edvinka ramen,taulante ballen,erionka velinen qe nuk e kuptuam JASTEKUN GRISELDA qe linfi ne muajin e 9 jastek,keta grat i kan sa per mos ju then bythqir.a nuk ka perdhunu roshi ne grup femi te mitur mashkull.

      1. Thjesht thashe qe Rama eshte duke kercy ne Fier, se kuptoj ku te djeg ty? Pastaj, per akuza, duke fillu nga Edi Rama dhe mbaru te Sali Berisha, me Lulzim Basha e Ilir Meta e tabor, ka plot sa nuk mban me kusia. Po ndersa ti ben tifo per nje apo nje tjeter, ata o bobi po i mbushin xhepat me lek, vendet me vila, avionat me udhetime – jete o jete, ku ka ma. Po vazhdo ti sistemin, mos ta preft armiku.

  1. Na pri Stalin ne protesta deri sa tja qim robt e shpise salih ram berisha sidomos karmines se zenit se ajo e mban,pastaj kalojme nga lulu dhe ne fund ne si protestues te kalojme me rralle nga ty Stalin

  2. Po Murrizi tha per Alibeajn qe eshte cun sigurimsi. Me siguri do i kete shpetu Salehut kjo pune se ai si duro sigurimsat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *