Fundi i ndeshjes Psg-Manchester United ka qenë i nxehtë në Parc de Prince, pas eleminimit të befasishëm të francezëve nga Champions League. Sipas asaj që ka treguar Rmc Sport, Eric Cantona e babai i Neymar kanë kaluar tek duart. Ish-idhulli i United i është drejtuar brazilianit, me gishtin mbi buzë në shenjë heshtje, e vetëm ndërhyrja e sigurisë ka evituar kontaktin fizik.
Një gjest i tepërt, ndoshta edhe ndonjë fjalë e pakëndshme e, pas finales së ndezur të ndeshjes, është dashur fare pak për të shpërthyer sherrin në shkallët e stadiumit. Neymar Sr e miqtë e tij, të pozicionuar në një ndarje jo shumë larg nga Cantona e të tjerët, e kanë marrë si fyerje ndaj klubit gjestin e ish-sulmuesit francez e kanë reaguar. Vetëm ndërhyrja e sigurisë në stadium ka evituar kontaktin mes të dyve. Neymar, nuk ishte prezent në momentin e sherrit sepse kishte zbritur në dhomat e zhveshjes i nervozuar për panelltinë e akorduar në fund të ndeshjes për Djajtë e Kuq.