• |
ide | kryesore

FOTO/ Icardi tek Juventus e kryer….të paktën me fanella!

Sport



Në pritje të qartësohet e ardhmja e Mauro Icardi, në Torino janë gati ta mirëpresin. Madje janë të sigurtë për ardhjen e tij. Jashtë ambjenteve të Stadium “mbijnë” fanellat e para bardhezi me numrin 9 e emrin e sulmuesit argjentinas mbi shpinë. Një provokim që paraprin tratativën e mundshme të merkatos e që të bën të kuptosh qëllimin e Juventus për të tentuar ish-kapitenin e Inter.

Ky veprim, pason betejën e rrjeteve sociale dhe ngacmimet reciproke me pëlqimin në postimin e Cancelos, që reklamonte fitoren e Juventus në Napoli, apo edhe atë të portugezeit në postimin e Icardit “Freedom”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *