• |
ide | kryesore

Itali/ Kamionisti përplas familjen shqiptare, foshnjes 14-muajshe i presin këmbën

Lajme, Të fundit



Një familje shqiptare është aksidentuar rëndë në Marostica, Itali.

Mësohet se është dëmtuar rëndë vajza 14-muajshe e familjes.

Ajo është dërguar në spitalin e Padovas, ku po lufton për jetën. Mjekët janë detyruar t’i presin njërën nga këmbët për shkak të dëmtimeve të rënda. Në spital janë shtruar dhe prindërit e foshnjës. Nëna e saj ka pësuar fraktura në krah ndërsa babai ka prerë damarët pasi goditi xhamin e makinës.

Automjeti i familjes shqiptare u përplas me një kamion, i cili drejtohej nga 58-vjecari italian, Pietro Dal Santo. Italiani po ngiste kamionin në gjendje të dehur.
Pas aksidentit ai ra në pranga pasi tentoi të largohej nga postblloku i policisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *