• |
ide | kryesore

Kreu i PD në Gramsh gjobitet si taksist

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së në Gramsh, Kodhel Çala, ka marrë një gjobë të pazakontë.

Marrja në makinën personale të 4 miqve të tij, përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike në Gramsh dhe udhëtimi drejt Tiranës më 5 mars, i ka kushtuar një gjobë të majme dhe daljen në komision.

Ai është ndalur nga policia në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Më pas i është vendosur gjobë nga polici rrugor me arsyetimin se punonte si taksist në të ilegalisht. Në një prononcim ndaj gazetarit Shkëlzen Henkoja, Çala i cili e ka paguar gjobën thotë se kjo është haptas presion për qytetarët që të mos dalin në protestë.

“Në 5 mars isha nisur për protestë në Tiranë. Kisha në makinën time nënkryetarin e degës, një anëtar të Kryesisë dhe 2 sekretarë seksionesh. Papritur më ndalon patrulla e policisë, në afërsi të Cërrikut. E ndaloj makinën dhe më kërkojnë dokumentet. Ia dhashë. Pasi i verifikoi dhe ishin në rregull, erdhi tek dera polici dhe më tha dil dhe hap bagazhin. Vajta e hapa. E kontrolluan bagazhin nga të gjitha anët, s’kishte gjë për të dyshuar, e mbylla, polici u largua dhe diç po shkruante. Unë u afrova dhe i thashë a mund ta di çfarë po shkruani se duhet të më sqaroni. Tha për ju kemi të dhëna që punoni taksist dhe do shkoni në komision. U çudita, qesha me vete, e morën vesh dhe ata që kisha në makinë dhe i thashë unë nuk punoj taksi. Unë jam filani, siç e pe tek dokumentet, dokumentet janë të rregullta, unë nuk punoj taksi. Unë po iki për protestë. Jo ne kemi të dhëna që ju punoni taksi dhe siç e shikoni unë kam dalë në komision, kam paguar tashmë edhe gjobën. Por çka më bëri përshtypje, ishte se polici kishte një indicie, me sa kuptova”, tregoi Çala.

Ai shpjegoi më tej se në të njëjtën ditë kishte plot makina që udhëtonin drejt Tiranës edhe për protestë dhe askush nuk i ndaloi, përveç makinës së tij, duke e konsideruar të urdhëruar policin që vendosi gjobën dhe heqjen e patentës.

“Këtë makinë e përdor vetëm unë. Këtu e 15 vjet që e kam blerë. Unë e kuptova shumë mirë në fakt. Polici kishte marrë një indicie për të trembur protestuesit se shih çfarë bëhet me kryetarin e opozitës në Gramsh, pale me popullin çfarë mund të bëjnë. Pro ta kenë të qartë se nuk e ndalin dot askënd që të shkojë në protestë. Në protestë vijnë edhe shumë socialistë. Edhe gjoba le të na vënë, edhe patentën të na heqin, ne do ikim edhe në këmbë sepse popullit i ka vajtur në majë të hundës”, tha Çala.

Kreu i PD Gramsh deklaroi se të gjithë janë çuditur, përfshirë dhe komisionin.

“Të gjithë janë çuditur por edhe ndërkohë janë revoltuar se si është e mundur të arrihet deri këtu. Dhe kjo është thjesht për të ndalur protestat mbarëpopullore por duhet ta dinë mirë qeveria në qendër dhe lokale se zëmëratën e popullit nuk mund ta ndalin më. Unë kam shkuar direkt tek komisioni.

Mund të them fjalët më të mira për ata të komisionit dhe ata ngritën supet. ‘Ç’ështe kjo thanë, kjo është ashiqare, është skandal’, kam shumë respekt për ata. Ata thanë nga ta rrotulloni, deri tek minimalja, s’kemi çfarë të bëjmë më tepër”, përfundoi Çala.

 



8 Comments

  1. Metodat konuniste te luftes se klasave kane filluar.
    Teoria edhe bar do hame edhe me ramen do rrime po fillon te zere vend …

  2. Ku esht ai legeni i gjat qe qirret per policin shembull jazek o legen ti flet sikur te ishe ufo, ta dish ti more dit zi qa behet me spitalet nuk te ze as gjumi por ti e ke mendjen tek kurveria, mashtrimi, poshtersit, vjedhjet gjigande e sa e sa poshtersi por prit se te erdhi fundi edhe ty ore qebesir se mori ere gjith kombi e jo vetem Tirana.

  3. Kollel Cala eshte nje mashtrus, nuk eshte kryetar i PD se gramshit. Eshte militant dhe punon taxi qe kur u be refoma territoriale, ka qene kryetar i nje komune te varfer ne Gramsh. Ne Gramsh njihet per hajdut dhe mashtrus, eshte mese e sakt qe personat qe ka pas ne makin I ka pas pasagjer do ju merte para per ti cuar ne Tiranë.

  4. Po ti besojme komentuesit qe na ka humbur emerin, qe eshte teper i sigurte vetem ne genjeshter e mashtrim, duhet qe rrumpalla, e turra e qelbesirave duhej te shkonin me kohe ne burg, per kete nuk ka koment, andaj ne vend se te thote qe polici e ka ndalur me urdher vetem kete person, e me e keqia e procedon kjo eshte per te vene duart ne koke, qe ne cdo dite kete popull po e mbut padrejtesia e dhuna pushtetare. Por, edhe kjo do e kete nje fund>

  5. Se pari o moter qir. i pa eme. komentues ky seshte Kolel po Kodhel. dhe e dyta ty se bashku me ate policin familjen me radh me gomarin e Shahinit mor der koperative

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *