• |
ide | kryesore

Pagesa e Mourinho në Madrid spektakolare: portugezi ka kërkuar shitjen e 4 lojtarëve

Sport



E hëna është dita kyce për Real Madrid. Jorge Mendes është në kryeqytet për të diskutuar detajet e kontratës së Josè Mourinho: vendimi për të shkarkuar Solari është marrë, por nuk pati efekt të menjëhershëm për shkak të ndeshjes së afërt me Valladolid. Klubi thërriti Zidane, por përgjigja ishte negative, ndërkohë që Mourinho është shumë i lumtur të ulet përsëri në pankinën e Real, në kohën kur oferta financiare është në parametrat e dëshirave të Special One: 3 muaj deri në fund të sezonit me një shpërblim për tu vendosur, plùs një trevjecare prej 17 milionë në sezon.

Kushtet ekonomike janë disi të rënda, por Florentino Perez në këtë pikë nuk mund të humbte kohë. Ka nevojë për një mburojë përballë opinionit publik dhe portugezi është ai i duhuri. Vetëm se Mourinho ka kërkuar spastrimin e dhomave të zhveshjes nga ‘armiqtë’: Benzema, Marcelo, Bale e mbi të gjithë Sergio Ramos. Ky i fundit është edhe më i vështirë për tu sistemuar (edhe pse në Spanjë pretendojnë se Jorge Mendes po ia propozon Juventus), ndërsa Bale mund të shkojë tek Manchester United, Benzema ka shanse të mira gjithashtu në Premier League e Marcelo ka vendosur prej kohësh të bashkohet me mikun e tij Cristiano Ronaldo në Torino. E për të gjithë këtë, Florentino Perez i ka premtuar portugezit se do ti plotësohet dëshira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *