• |
ide | kryesore

S’ka pranverë, nga hëna nisin stuhitë

Lajme, Të fundit



Ditët e para të muajit mars kanë qënë me diell dhe të ngrohta, por moti do të ndryshojë. Drejtoria e Metrologjisë bën me dije se në datat 12 dhe 13 mars do të ketë stuhi në vendin tonë. Pritet që të bien sasi të mëdha rreshjesh shiu, ndërkohë që deti do të jetë më dallë.

Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim verilindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkallë. “Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, u kërkohet bashkëpunimi  të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, – thotë Drejtoria e Përgjithshme Detare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *