• |
ide | kryesore

Spiropali: Meta të këshillojë Kryemadhin për hapin e hedhur drejt humnerës

Lajme, Të fundit



E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, komentoi edhe deklaratat e Presidentit të Republikës, i cili është shprehur më parë në media se opozita duhet të bëjë një hap pas e maxhoranca dy.

“Unë nuk e çkodoj dot deklaratën e Presidentit sepse nuk e kuptoj për cilat hapa e ka fjalën dhe kush duhet t’i ndërmarrë po do kishte qenë shumë mirë në rast se Presidenti do t’a kishte këshilluar znj.Kryemadhi në partinë nga ka dalë, që mos ta ndërmerrte atë hap. Se nuk është një hap para, është një hap në humnerë. Dhe kthim pas nuk ka. Pra, në Kuvend nuk kthehen dot më, tani të paktën të mbështesin kandidatët e tyre nëpër lista që duan të marrin pozicionet e tyre në kuvend. Të vijnë të votojnë reformën zgjedhore që është e domosdoshme dhe që ne patjetër do t’a çojmë përpara dhe jemi shpresë plotë që deputetët e rinj të opozitës do ta votojnë reformën zgjedhore” tha Spiropali.

Ndërsa akuzoi opozitën se po dëmton vendin me protestat, Spiropali tha se qeveria ku bën pjesë mbetet e vendosur për të garantuar sigurinë  në vend.

“I përgjigjemi me përgjegjshmëri protestave, duke izoluar elementët e dhunshëm. I garantojmë qytetarët se do të bëjmë maksimumin edhe për të dialoguar me opozitën në rast se kërkojnë dialog, brenda kornizës kushtetuese, por jo për t;iu kthyer diskursit të qeverive tranzitore të cilat janë të papranueshme edhe për partnerët, do shkaktonin destabilitet.” përfundoi Spiropali.



15 Comments

  1. Jam i sigurt qe ministrja pasi ka bere nje konspektim te librit “Don Kishoti i Mances”, nje nder kryeveprat e letersise shqipe, pasi ka nxjerre mesimet e duhura nga ky persinazh romantik dhe kompleks, eshte konsoltuar edhe me kryetarin e opozites aktuale z. Gjuzi, ka dale ne konkluzion se Skenderbeu eshte i pathyeshem dhe turqit perfituam vetem nga vdekja e tij ne vitin 1732, prandaj me shqiponjen me nje koke te pellazgeve qe Cezari dimak ne shek. XII e beri me dy koka duke parashikuar se ne ditet e sotme do kishte nje pasardhes te Skenderbeut dhe nje nxenese ekselente ne krye te Shqperise, shpjegon sa me siper

  2. Bravo Spiropi.is.E hape gjyqin me opoziten per firmen Solomon apo e harove kete ceshtje.Ajo prokuroria sikur po germon ,duhet me e perkedhel pak Skenderbeun tani pasi perndryshe te gelltiti Sulltani ne haremin e tij qe eshte 313 -ta.

  3. Pergjigja ndaj protestave qenron. Pas protestes se studenteve ra gjysma e qeverise pasi kishte punuar “shume mire”. Tani mbetet te bjere gjysma tjeter

  4. Prape e shikoni i shkelqen fytyra, sepse nuk i bejne pershtypie tere keto komente reale, ngaqe keshtu jane keta, te pa fytyre, e pa njerzillek. Kete me shume duhet ta vrase paraja, e kontrabanda, aty e ka rehatin, se strofkullen ministrore ia dha idioti, pasi na e quajti skenderbe, kete kufome politike, por qe genjen vehten se eshte me tere mend idioti.

  5. Mund ta provosh njehere me telenovelat ndoshta ke sukses..Ne se jo atehere te burgjet ordinere..Se aty ke shume Skenderbej

  6. Kjo jo vizion us tmori po edhe sky plusin tmori po si lemja pazarit ngelet. Llaxore qe as me pastru bojen sbo. Vk ksaj trego se ku esht katandis don kishoti piktor

  7. Kurva e kurvave, maksikurva, superkurva, hyperkurva, pra kurva politike, s’ka nevojë t’i japësh këshilla për perfeksionisten e kurvllëkut, Kurva politike që gëlltit gjithçka, këshillat janë e vetmja gjë që nuk i merr por i jep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *