• |
ide | kryesore

Spiropali: Nuk bëjmë pazar me opozitën, s’ka zgjedhje të parakohshme

Lajme, Të fundit



Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh zëdhënëse e qeverisë, e ka cilësuar parlamentin legjitim. Në emisionin ‘Kjo Javë’, Spiropali ka komentuar situatën politike në vend, pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

“Listat i kanë bërë ata. Ajo është lista e PD.Dhe kush është të thotë që Monika Kryemadhi ishte legjitime dhe e denjë për parlamentin dhe nuk qenka zonja nga Dibra që ka marrë mandatin. Po ashtu me radhë, me gjithë listën e kandidatëve. Myslim Basha pse qenka më i denjë se Myslim Murrizi, apo dikush tjetër që ka marrë mandatin. Ajo nuk është një listë e zgjedhur nga ne.” -theksoi Spiropali, ndërsa theksoi se opozita zgjodhi të vetëvritet e të dalë nga fushë beteja.

“Të gjitha hesapet i kanë bërë pa hanxhinj. Pra, kanë gabuar politikisht në aktin që kanë marrë. A jemi ne të keqardhur për opozitën? Patjetër. Ne nuk do ta kisim dashur që opozita të dilte nga parlament”

Për Spiropalin dialogu me opozitën do të jetë vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe rendit demokratik.

 “Kjo është një republikë parlamentare dhe parlamentet nuk mund të rrëzohen as me pazar dhe as me dhunë. Dhe ne nuk jemi të gatshëm të ulemi dhe të bëjmë pazar me opozitën.”- vijoi më tej Spiropali, ndërsa u shpreh e vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme sikundër kërkon opozita.

“Zgjedhjet do të mbahen në 2021. Parlamenti do të vazhdojë të funksionojë sepse kushtetuta e detyron shumicën dhe qeverinë të bëjë detyrën. Ne njohim votën dhe qytetarët si sovran. Ne nuk mund as të shantazhohemi e as të merremi peng politikisht nga opozita. Është parim mbi të cilin nuk mund të shkelim.” tha ajo.

Ndër të tjera Spiropali tha se zgjedhjet vendore janë një mundësi për opozitën për të parë mbështetjen në elektorat, ndërsa theksoi se ato do të mbahen edhe nëse opozita vendos të mos marrë pjesë në to.

“Ne nuk mund t’i heqim qytetarëve të drejtën për të zgjedhur qytetarin e parë të bashkive. Ka një afat për t’u regjistruar edhe kandidatët edhe listat. Ne besojmë se do regjistrohen se nuk besoj se kanë humbur arsyen deri në këtë pikë. Mendjet racionale brenda opozitës do i bëjnë thirrje këtyre dy forcave të marrin pjesë në zgjedhje. Në të gjitha rastet ne jemi aty do paraqitemi dhe të shohim cilët do paraqiten për t’iu përgjigjur qytetarëve dhe për të ardhur në garë.” -theksoi Spiropali.



14 Comments

  1. qenef njeri si rama.me parat e pupullit u ben miljoner nga zhugan qe ishin.kjo te te bejet ministre esht si ra kesh djallin mbi kok.

  2. Bohhh ik ik o skenderbeu..Shpejt do te kerkosh pune tek ata me ngjyre (do te shpetosh) Je Fundi e turpi i kombit

  3. Kjo karja e vogël ka të drejtë se o mesu me bo pazar vetëm ne doganë duke qenë se e vetmja pune ka qenë doganiere

  4. Kush eshte kjo more. Mori dhe kjo frenat. PS po kthehet nje hale ku injorohet mendimi i socialisteve te vertete apo te pavarur. Kjo eshte altoparlanti i Rames..

  5. Se e pyeti njeri kete qe ti marre mendimin kesaj spiripucke. Me ke kujto kjo anderrueshe me spirraqet e saje, apo me zagaret qe i vene pas. Nuk ka ardhur puna qe te na japesh mendje moj servile e don kishotit, sepse sot je aty ne ate post per servilizem, neser do kalosh si sanitare e zyrave te doganes. RRi, se nuk ke kapacitet qe te enderrosh te nesermen, sepse je akoma ne pjalmin e postit e te duket vetja, se kush na je.

  6. Luli duhet te dije nje gje. Nese ai po e con PD ne gremine, ka nje njeri qe i dhimbset PD, e do ate te forte, tia marr zgjedhjet dhe pushtetin.
    Ai eshte Skenderbeu i 2 i Shqiperise, vete ai, lartmadhnia Edi Kristaq Rama.

  7. Vazhdoni provokoni nepermjet kesaj budallaqes, se me mire do behet ZKryeminister. Qe ne kete moment keni humbur legjitimitetin. Nuk arrini me, te qeverisni gjithe territorin e vendit. Dje mezi arritet te benit nje spektakel propogande ne Fier ne bastionin e se majtes. Viziten ne Shkoder e anullove. Lezhen po ashtu.
    Ju mund te hiqeni si i qete si triumpfatore, por jeni ne ditet e fundit tuaja.
    E gjithe kjo nga abuzimi me pushtetin , papergjegjshmeria, pandershkueshmeria dhe e gjithe kjo sjellje hipokrizie, ku vetem mashtroni, propogandoni, dhe zemeroni.
    Uluni me kembe ne toke, e thirrini mendjes.

  8. Edo, keshtu si po shko puna, do drejtosh dhe PD lale. Dhe Meten mund ta heqim, merr dhe presidencen. Behu dhe president. Marsh nga ditet tona lale, pa buke ore rrime vetem te vij kjo dite. Edi ne Fier na kenoqe shpirtin. Kur te pash te vetem atje mes grave, mu duke sikur te hengren fare. Eh tu befte dita 1000 tu befte. Lider je, i lujte mensh keta te tjeret. Ku ma ke gjet ket spirofycken edo. Aman ore se me kenoqe shpirtin. Vetem kujdes daje, kujdes. Nuk duken dite te mira keto per ty. Rruje koken lale, jane pasuri te tera, kush do i shijoj.
    Fol me iglin, te duhet nje baze atje , ku me shpetu koken. Se Shqipnin e mori luli edo.
    Sikur ska me ven per ty ketu.

  9. Kur shprehjet :Kornize Kushtetuese,apo Rend Demokratik,dalin prej gojes se kesaj llaxoreje,shume prej shqiptareve,kujtojne se keto (pra dy shprehjet),jane dollare qe xhvaten neper doganat e Shqiperise.Sepse kjo Spiropalja, e ka mendjen vetem tek skenderbeu,Don Kishot i letersise shqiptare dollaret e doganave,apo te firmave familiare qe marrin para nga shteti,mbasi vete eshte :”Pa ide,pa program,dhe nuk e dine se cfare bejn bile as cfare mendon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *