• |
ide | kryesore

UEFA ndryshon qendrim, kërkon pakt: Skënderbeu shpreson…

Sport



Pritja në padijeni e paqartësi nëse do të konfirmohet apo jo vendimi i UEFA-s për të dënuar në mënyrë drastike Skënderbeun, duket se po i afrohet fundit e gjithnjë e më tepër ndjesitë janë positive. Nëse ka tashmë një datë për seancën dëgjimore në gjykatën e CAS, 16-17 prill, sic është konfirmuar edhe nga vetë klubi korcar, ngjarjet mund të marrin rrjedhë interesante ndoshta edhe më shpejt. UEFA po sheh tashmë ndoshta mundësinë për tu akorduar me një pakt me bardhekuqtë, për të dalë nga situatë me qetësi dhe pa e komplikuar edhe më shumë situatën.

Sipas burimeve të ndryshme, brenda klubit bardhekuq, ka një lëvizje nën rrogoz, nga vetë institucioni që qeveris futbollin Europian. Një lloj mea culpa, që natyrisht do të ishte në favor të dukshëm të Skënderbeut në këtë betejë ligjore, e cila i ka kondicionuar sezonin, por i rrezikon ekzistencën. Dy inspektorët e UEFA-s që kanë bërë relacionin kundër bardhekuqve, belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Fernandez-Palasio janë vetë nën hetim dhe, gjithnjë sipas asaj që bëjnë të ditur burime pranë Skënderbeut që kanë lidhje me cështjen, kredibiliteti i tyre ka rënë, duke bërë që tashmë relacioni të shihet me tjetër sy.

Avokatët e Skënderbeut janë të përqendruar tashmë në nisin betejën në CAS, duke u bazuar pikërisht në mënyrën e paprecedentë të faktimit të fajit mbi korcarët dhe optimizmi është rritur edhe më shumë, nga ky rikonsiderim i qendrimit të tij, në lidhje me dënimin e klubit shqiptar, sic po flitet nga UEFA.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *