• |
ide | kryesore

Veseli: I siguroj qytetarët se Kosova do të ketë njohjen e Serbisë

Lajme, Të fundit



Pas takimit me nënsekretarin e SHBA-së, David Hale, kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë  se i siguron qytetarët e Kosovës se dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë.

Sipas tij, dialogu i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit të Kosovës.

“Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimin tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, tha Veseli

Deklarata e plotë:

“Me Nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, sot patëm një takim të rëndësishëm.  Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ky përkushtim tashmë është konfirmuar edhe përmes miratimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit, Platformës dhe Delegacionit Shtetëror për Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qytetarët tanë i siguroj se Dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë. Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, Hale i shpreha qëndrimn tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”,  tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *