• |
ide | kryesore

Video/ Borussia e Bayern në krye së bashku, por bavarezët të fusin frikën me 6-0 ndaj Wolfsburg

Sport, Video



Borussia Dortmund mbetet në krye të Bundesliga në shoqërinë e Bayern Monaco, por bavarezët kanë dhënë një sinjal të pangatërrueshëm force, duke mundur Wolfsburg 6-0. Të njëjtat pikë në klasifikim për verdhezinjtë që dridhen kundër Stuttgard, por në fund fitojnë 3-1, duke i mbajtur ende të hapura letrat e titullit.

BAYERN MYNIH-WOLFSBURG 6-0
Bayern Monaco fiton dhe të fut frikën: të besuarit e Kovac jo vetëm gjetën fitoren e 12 në 13 ndeshjet e fundit të Bundesligës, por i japin Wolfsburg një 6-0 të rëndë jo vetëm për Ujqit, por për gjithë kampionatin e mbi të gjithë për Borussia Dortmund, që mbetet në krye me pikë të barabarta me bavarezët, por me ndërgjegjësimin se kanë të bëjnë me një kundërshtar të rigjetur. E kështu Bayern arkivon ndeshjen që në pjesën e parë, kur Gnabry në të 34′ shfrytëzon asist të Müller e shënon nga fare pranë.

Dyfishimi është vepër e Lewandowski, që shënoi në të 37′ duke shfrytëzuar inisiativën e James Rodriguez e pasimin e Gnabry: për të është goli i 196 në Bundesliga, asnjë i huaj ska bërë kurrë më mirë se ai në historinë e kampionatit. E në pjesën e dytë Bayern vetëm sa e bëri rezultatin më të pamëshirshëm ndaj një Wolfsburg që nuk u fut kurrë në lojë: në të 52′ James Rodriguez shënoi me një të majtë në hyrje të zonës, ndërsa në minutën e 76′ shkon tek goli edhe Müller, që kurorëzoi një aksion të shkëlqyer koral (të nisur nga Renato Sanches e të mbyllur nga prekje me takë e Ribery). Pastaj në finale Kimmich e Lewandowski e bënë tenistik rezultatin, duke paralajmëruar Dortmund.

BORUSSIA DORTMUND-STUTTGARD 3-1
Borussia Dortmund mbetet e kapur pas një kampionati që rrezikon ti shpëtojë nga duart, pas rezultateve negative të periudhës së fundit (në pesë ndeshjet e fundit në Bundesliga kanë mbërritur vetëm një fitore, dy barazime e një humbje), duke arritur me shumë vështirësi të mposhtë Stuttgard. Me këtë rezultat verdhezinjtë mbeten përpara Bayern në klasifikim.

Detyrimi për të fituar me cdo kusht e ka bërë Borussia të shtyhet përpara që në fillim, por tentativat e tyre nuk impenjuan sa duhet kundërshtarin, që rrezikoi të kalonte në avantazh me Nicolas Gonzalez, që pas 30 minutash lojë u shfaq vetëm për vetëm me Burki. Megjithatë Borussia u rrit në lojë me kalimin e minutave, edhe pse goli aq i pritur nga të besuarit e Favre erdhi në të 62′: meritë e Sancho, që vallëzoi me topin në hyrje të zonës, duke e detyruar Castro ta pengojë. Var sinjalizoi penallti dhe Reus e transformoi në mënyrë të pakapshme për Zieler.

U duk e kryer, por në të 71′ ndryshoi gjithcka kur në zhvillimet e një goditje dënimi Kempf barazoi në zhytje. Borussia nuk u dekurajua dhe në fund arriti të fitojë: dy golat decizivë mbërritën në pesë minutat e fundit kur Paco Alcacer në rrëmujë e sipër zgjidhi ndeshjen, përpara se Pulisic në të dytën shtesë të vuloste rezultatin, duke e ngjitur Dortmund në kuotën e 57 pikëve.

Germany – Bundesliga

Borussia Dortmund 3 – 1 VfB Stuttgart
FC Bayern München 6 – 0 Wolfsburg
RasenBallsport Leipzig 0 – 0 Augsburg
Freiburg 2 – 1 Hertha BSC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *