• |
ide | kryesore

Video/ Festim i çmendur pas golit: braziliani bie në zbrazëtirë dhe dëmtohet

Sport



Gol i shënuar dhe lojtari që vrapon të kapërcejë barrierat për të festuar me tifozët. Është nga ato skena që shihen shpesh në stadiume, vetëm se këtë herë sulmuesi i Consadole Sapporos, Anderso Lopes, nuk e kishte idenë cfarë e priste pas reklamave.

Pas golit të shënuar, braziliani ka kapërcyer vrullshëm barrierën për të festuar me tifozët, por terreni në anën tjetër ishte shumë më poshtë se fusha dhe Lopes është dëmtuar, duke rrezikuar madje të mos kthehej më në ndeshje. Video, që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, tregon 25-vjecarin të bie në zbrazëtirë pas golit të shënuar kundër Shumizu S-Pulse.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *