• |
ide | kryesore

Video/ Sterling topin me vete: City sprint në krye të Premier

Sport, Video



Manchester City i jep një tjetër sinjal Liverpool dhe kampionatit se do të jetë tepër e vështirë ta zbresin nga kreu dhe e bën me tregolëshin e Raheem Sterling, që nxjerr KO Watford në Etihad Stadium. Sulmuesi ka qenë i pandalshëm në mbrëmjen e sotme, duke shënuar tre gola, që i ngjisin Citizens në kuotën e 74 pikëve, e duke vënë njëkohësisht në presion Liverpool, i detyruar për të të fituar, për të reduktuar diferencën që e ndan me skuadrën e Guardiolës, sërisht në 1 pikë.

3-1 janë imponuar Citizens, që nuk e vunë asnjëherë ndeshjen në diskutim, madje kur Doulofeu shënoi golin e vetëm për miqtë, histori ishte krejt e mbaruar. Statistikat flasin qartë për llojin e ndeshjes që u luajt në Etihad. 8 goditje në portë të City kundër 1 të Watford dhe 70 % zotërim të topit nga lojtarët e Guardiolës, që shkojnë të sigurtë tani të kërkojnë cerekfinalet e Champions, në ndeshjen e kthimit kundër Schalke 04.

England – Premier League

Crystal Palace 1 – 2 Brighton & Hove Albion
Cardiff City 2 – 0 West Ham United
Huddersfield Town 0 – 2 AFC Bournemouth
Leicester City 3 – 1 Fulham
Newcastle United 3 – 2 Everton
Southampton 2 – 1 Tottenham Hotspur
Manchester City 3 – 1 Watford



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *