• |
ide | kryesore

Vuçiç i revoltuar: Ndërkombëtarët dhe Kosova ta dinë se Serbia është mjaft e fuqishme

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vazhdon të komentojë çdo ditë Kosovën. Në tubimin e sotëm “E ardhmja e Serbisë” të mbajtur në Smederevë, ai ka thënë se Serbia ka një problem serioz.

“Problemi serioz janë politikanët joserioz shqiptarë. Ata deshën të na thonë se Beogradi nuk pyetet për asgjë, mirëpo ata nuk e kanë përmbushur asnjë obligim që kanë, e vendosën edhe taksën. Këtë po e bëjnë sepse kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”, ka thënë ai.

“Më pas e miratuan njëfarë platforme për të cilën thanë se duhet të biem dakort, kurse tani përgatitën një trik tjetër. Tani doli ministri Pacolli dhe tha se duhet të takohen ekipet tona negociatore. Që të vazhdojmë, sigurisht e kanë menduar që kjo të bëhet me kushtin e platformës së tyre, të pranojmë që gjithçka është e tyre, që Kosova është shtet i pavarur në të cilën duhet të formohet Gjykata Speciale ku do të përgjigjeshin serbët për krimet e luftës, dhunimin e shqiptareve, që të formohet komision i veçantë i cili do të thotë se Serbia duhet të paguaj për dëmin e luftës”, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk i është shmangur bisedimeve, “por që të na poshtëroni dhe të na bëni për budallenj, këtë film nuk do ta shihni”.

 “Njerëz, mos u merakosni. Dje e kam përdorur një fjalë serbe, kurse sot iu them atyre (shqiptarëve) – kot jeni munduar, nuk do ta shihni atë film”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se Kosova nuk e ka përmbushur “asnjë obligim nga Marrëveshja e Brukselit, sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”.

Ai iu është drejtuar edhe serbëve të Kosovës dhe duke përdorur një ton dhe gjuhë kërcënuese për Kosovën.

“Serbia është mjaftueshëm e fuqishme që ta mbrojë secilin fëmijë dhe secilin njeri. Serbia nuk është më e dobët siç ka qenë në vitin 2004 kur u ushtrua dhunë ndaj jush, si dhe në vitin 2008 kur e shpallën pavarësinë, nuk është e pikëlluar dhe e dobët si kur kërkuam vendimin katastrofal të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është mjaftueshëm e fuqishme dhe këtë të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Kosova duhet ta kenë parasysh”, ka thënë ai.



7 Comments

  1. Haha…tamam, Serbia ka kryer krimet e shekullit ne Europe, ka vrare e prere dhe do te tregoje edhe dhembet?! Le ta provoje e te ‘gervishtet’ me NATOn, se Europes qe i rropi fondet sa mundi keto vitet e fundit ia ka pire lengun.

  2. Po ku e keni fuqinë more pedera, mendoni se Rusija do luftoj për ju? Ta dini një gjë se nëse tentoni të bëni luftë do të t’kurreni në Pashallekun e Beogradit!Vuqiq bir kurve e ke babë Shqipëtarin dhe mendon se do ja dalish ?Ushtrija e Kosovës do ju këthej në Karpate prap!

  3. Se te kete ne krah te tije Ramen, ky serb e ka te sigurte europen, e ndarien e Kosoves, sepse Ky idioti yne, ne fshehtesi ka punuar per mikun e vjeter Vucic. Per keto eshte i shtyre, e kurajosur ndofta edhe nga rusia,. Nuk e le e shkuara e origjines qe te shkeputet lehte nga babai shpirteror komunist.

  4. Sinqerisht cdo dite e po shohim fytyre e ketij apo ndonje nga ata te kosoves duke thene te njejtat gjera si gramafon i prishur..Nuk e vret menjen njeri! e kena menjen ke buka e gojes e jo ke teatrot e aq me keq ke kosova!

    1. Nuk e vret menjen njeri?Nuk e ke menjen ke kosova? po pse komentojne keta te tjeret meqe nuk u interesoka Kosova? Na intereson Kosova o palle,prandaj komentojme po ti sje shqiptar e normal qe s’te intereson. Ik nashi qiu para se te t#qij motrat nje nga nje, pleher minoritare

  5. burbuqe me yll në ballë që të shkoi jeta lehur dhe duke bërë rolin e viktimës, m!? m?!i

    pst.
    burbuqe = emër popullor komunist për gjininë fëmërore

  6. burbuqe me yll në ballë që të shkoi jeta lehur dhe duke bërë rolin e viktimës, m!? m?!i

    pst.
    burbuqe = emër popullor komunist për gjininë fëmërore

    Ta ka zn rrota bishtin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *