• |
ide | kryesore

Basha: Rama ilegjitim, i lidhur me mafian, por i ka ditët e numëruara

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte pasditen e së dielës në krah të banorëve të Unazës së re të cilët protestojnë prej gati 4 muajsh. Basha tha se Rama i ka ditët e numëruara në pushtet.

“Këta banorë e kanë marrë vendimin për të mos ia dhuruar të ardhmen e tyre Edi Ramës. Këtu te Unaza, vendimet i mori mafia e ulur kokë me kokë me Edi Ramën që vendoi që në një segment rruge të shpallej një tender. Që ky tender të ndahej në 3 pjesë që të mos dilte në tender ndërkombëtar.

Këtu vendimet i mori Edi Rama, Afrim Qendro, Damian Gjinkuri dhe mafiozët e ulur me të. Vendimin final nuk e morri dot duke sjellë FNSH-në dhe duke arrestuar dhe shoqëruar fëmijë dhe gra shtatzëna. Lleshaj, kjo vegel e krimit të organizuar dhe Edi Ramës nuk i theu dot qytetarët me analistët e blerë me ekranet e blera që i mbronin atë që u thoshte shqiptarëve kadrinj, shpellarë…

Koha e hajdutëve ka marrë fund. Banda e tij dhe e hajdutëve i ka ditët e numëruara.

Rama nuk merr dot asnjë vendim për shqiptarët. Je i paligjshëm dhe ilegjitim. Sot kam një mesazh, ka ardhur koha që vendimet ti merrni ju. Ju duhet të vendosni. Ju duhet të vendosni siç kemi vendosur të nisim së bashku një rrugëtim që na çon drejt vlerave evropiane.

Djegia e mandateve është vendimi më i ligjshëm, më patriotik që është marrë ndonjëherë. Ne dolëm në krah të popullit dhe njerëzve të thjeshtë. Jashtë nga parlamenti krimit dhe i hajdutëve. Ne kemi marrë një hap historik për ti dhënë fund një regjimi të kalbur deri në rrënjë. Nuk shkohet në Europë me një kryeministër hajdut” – tha Basha që i ftoi banorët e unazës të marrin pjesë pasivisht në protestën e 16 marsit në qendër të Tiranës që sipas tij do t’i hapë rrugë një qeverie transitore drejt zgjedhjeve demokratike.

“Ju bëj thirrje socialistëve të ndershëm të bashkohen për hir të vlerave që përfaqësojnë. Të bëhemi bashkë në 16 mars kundër krimit dhe oligarkisë” – tha Basha. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=wgUB0gg0lGg&feature=youtu.be



13 Comments

  1. Qe Rama eshte hajdut i rradhes as qe diskutohet por qe te vije Basha qe vodhi edhe detin.Protestoni sa te doni por karriket nderrohen ndermjet hajdureve Meta,Rama,Berisha.

  2. Lulu sot frymen revolucionare lart e me lart,hodhen enverin na doli kelyshi I tij,ta gezoni shpellare lulune

  3. Lart frymen revolucionare Astri si te meson xhaxhi lulu kelyshi I salihut te enverit,te keqen e ne tru o astri,te rroni vete

    1. “Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja” !
      Banorët e Astirit kanë hall për fëmijtë e tyre që kryetrafikanti i drogës Rama po i nxjerr në rrugë të madhe, kurse përdoruesit e drogës kanë hallin se mos ju pritet racioni i kokainës.

  4. Duhet te perserisim edhe ne nganjeher ndonje shprehje ne koment, qe sa futet nje idiot, mjeran, i sektit te pillekut te politikes se soteme rilindja. Ky eshte Ipaemer, ,,,nje bloze e kohes qe na e shfaq here pas here po me te njejten melodi, e po me nje vrime te kavallit. Ky, kelysh kurvi, injorant, bastard, qelbesire i qelbesires se sektit, na ofendon me zhargonin e injorimit klasor, qe me qellim te behemi te perbuzur e te na urrejne qe keta qelbesira tufash zagare qe ka nga pas i cmenduri i ballkanit te fitoi pike, por edhe te bejne ndarije krahinore me tendence rreaksionare, ashtu sic e ka bere me heret kryekrimineli enver, me kelyshe si ky Ipaemer, por koha po punon per demokracine e vertete e jo kjo e mashtruseve klasike qe me forma te shitje blerjeve kane pushtuar pushtetin demokratik. Ta dije mije ky fare komentuesi , qe si bajge e rilindasve do kalbet ne ate vend qe e ka leshuar lopa Rama, e te mos na permende me, se na fyen , e na qelb me aromen e llumit te sektit qe mbron. Sot me kaq, po u gervish, me keq do filloj tia bej figuren se nga e ka ADNne, e kur ta shohi, do bindet, qe kjo lloje rrace quhet e SHPIFUR.

  5. I paemer.Une vete jetoj jo keq.revolucionar nuk jam.edhe tru kame pak ( sa me duhen ) Por me vjen keq per ate nuk doni ta kuptoni..dhe me dashje ju e mbroni.Ju jeni per ngushedhim

  6. Ha pershenin qe te jep doçi,o llull. Nuk behet proteste me puntata, si lemez à si kur te ze lemza. Protesta behet e forte deri ne dhune e me tej. Ti o llull i jep datat llumit. E ky ti aprovon. Va fa n’culo zagar dhe ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *