• |
ide | kryesore

Chievo i tërbuar me arbitrin, Di Carlo sulmon sistemin: “Nuk fitohet 11 kundër 13, Var e përdorin si duan”

Sport



Humbja kundër Milan e ka tërbuar Chievo, që e drejton akuzën tek arbitrimi: “Ndërhyrja e Piatek ndaj Depaoli nuk është futboll, është kung-fu – komentoi tekniku i verdhebluve Di Carlo -. Prej gjashtë ndeshjes pësojmë nga më të ndryshmet, Var-in e përdorin si duan ata dhe po them se ai faull ishte i dukshëm edhe pa Var. Eshtë vështirë të fitosh 11 kundër 13”.

Di Carlo nuk gjen paqe, në një ndeshje të humbur si ajo kundër Milan: “Nuk e kuptoj pse episodet e Var janë të gjitha në disfavor. Ndoshta ngaqë jemi të fundit në renditje. Nuk flas më shumë, përndryshe nervozohen drejtuesit e arbitrave. Nuk duam asgjë, por nuk duam cdo gjë kundër. Episodi i dytë është faull i pastër. Nuk po flas për goditjen e dënimit, protestova që në fushë për largësinë e barrikadës. Nuk e di nëse Var mund të ndërhyjë në këto raste”.

Edhe Drejtori Sportiv verdheblu Romairone nuk heziton të akuzojë: “Nuk është e mundur që cdo javë ka një episod, e këtë herë ishte një barrikadë 13 metra në vend të 9 metrave e tek e dyta kishte një pozicion jashtë loje e një faull. Na lini ti humbasim ndeshjet në fushë. Do të donim të humbisnim sepse sjemi të aftë jo për shkaqe të jashtme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *