• |
ide | kryesore

Detaje nga vrasja e shqiptarit/ E mbytën me tel dhe e murosën me urdhër të një gruaje (FOTO)

Lajme, Të fundit



Vrasja makabre e shqiptarit i cili u gjet i murosur në një vilë në Itali, i ka rrënjët tek hakmarrja e një gruaje italiane. Gjithçka ka nisur për shkak të një romance mes shqiptarit Astrit Lamaj dhe gruas italiane, tashmë 64-vjeçare.

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga media italiane ishte tregtare bizhuterish dhe ka pasur një marrëdhënie intime me shqiptarin që në vitin 2012. Pas disa muajsh, shqiptari i jep fund lidhjes. Por sipas gruas italiane, Lamaj nuk iku thjesht prej marrëdhënies mes gruan, por edhe me një vjedhje në dyqanin e italianes.

Vjedhja dhe përfundimi i lidhjes kanë mjaftuar për italianen, e cila kontaktoi me disa qarqe që kishin lidhje me mafian. U kontaktuan disa persona, të cilët fillimisht e mashtruan shqiptarin me një karrem, duke i thënë se ishin të gatshëm t’i jepnin një sasi droge.

Lamaj shkoi në Brianza por e kuptoi vonë se gjithçka ishte një mashtrim. Shqiptari është rrahur barbarisht, është mbytur për vdekje me tel në fyt dhe më pas është murosur në Senago në muret e një vile ku një prej vrasësve kishte punuar për rinovim.

“Nëse nuk do të ishte një bashkëpunimin e një anëtari të bandës, që tregoi gjithçka, kufoma nuk do të ishte gjetur kurrë”, – tha prokurorja italiane e Monza-s, Luiza Zanetti. “Edhe pse (gruaja që porosi vrasjen) e njihte vëllanë e viktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë” – shtoi prokurorja.

Image result for Astrit Lamaj murosur Related image Image result for Astrit Lamaj murosur

Image result for Astrit Lamaj murosur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *