• |
ide | kryesore

Fitorja e fundit e Solarit, falë Var-it…

Sport



Fitore pa vlerë renditje për Real Madrid, por krenarie për Santiago Solarin, që në mbrëmjen e fundit që ka drejtuar Los Blancos nga pankina e ka parë skuadrën të triumfojë 4-1 kundër Real Valladolid, të Fenomenit Ronaldo. Diferenca me kreun është një hendek i pakapërcyeshëm, po të llogarisësh 12 pikët e diferencës dhe faktin se në vendin e parë është Barcelona, por në 11 ndeshjet e mbetura Merengues do të tentojnë të paktën të kapin Atletico Madrid për tu kualifikuar direkt në Champions sezonin e ardhshëm.

Një ndeshje e kondicionuar nga dy gola të anulluar nga VAR për Valladolit, që ndërkohë ishte edhe në avantazh me golin e shënuar në minutën e 29 nga Anuar. Ishte e thjeshtë më pas që protagonistët e zakonshëm Karim Benzema dhe Topi i Artë, Luka Modric, të bënin diferencën. Barazimi i Varane i hapi rrugë shoë-t të francezit: dy gola për sulmuesin në minutat 51’ dhe 59’, ndërsa me Casemiron të ndëshkuar me karton të kuq në 10 minutat e fundit, rezultatin e vulosi Luka Modric në të 85’.

Një minutë në fushë për Marcelon, që Solari pasi e la na pankinë për katër ndeshje radhazi e futi në fushë në minutën e 89. E megjithatë telashet për brazilianin ndoshta janë mbyllur mbrëmjen e sotme ku Reali u ngjit në kuotën e 51 pikëve, pesë më pak se Atletico Madridi e 12 larg Barcelonës.

Spain – LaLiga Santander

Celta Vigo 0 – 1 Real Betis
Girona 2 – 3 Valencia
Sevilla 5 – 2 Real Sociedad
Levante 0 – 2 Villarreal
Real Valladolid 1 – 4 Real Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *