• |
ide | kryesore

Gruaja e bardhë lind foshnjën me ngjyrë, fajin ia vë burrit: “Ke pirë shumë kafe!”

Lapsi Leaks



E tillë është historia e 24-vjeçares Tara Nicola, e cila në spitalin e qytezës së Valencias në Spanjë lindi një djalë të shëndetshëm, plot 4.2 kilogramë. Por, ardhja në jetë e kësaj foshnje solli probleme për çiftin, pasi ngjyra e lëkurës së foshnjës ishte e zezë, ndonëse çifti i përkiste ngjyrës së bardhë.

Pasi e panë që foshnja ishte me ngjyrë, burri e pyeti gruan me zë të lartë: “Unë nuk jam racist, nuk më intereson ngjyra e lëkurës së tij, por a më ke tradhtuar mua?”.

Dëshmitarët thanë se gruaja u përgjigj se ajo nuk e kishte bërë një gjë të tillë, por ngjyra e djalit ndërlidhej me faktin se burri i saj pinte shumë kafe.

“Nuk të kam mashtruar, premtoj. Ti gjithmonë je duke pirë kafe, ditë e natë. Kjo është e vetmja gjë që unë mund të mendoj.” Sipas të njëjtave burime burri pranoi versionin e ngjarjeve të gruas së tij, duke thënë: “Ndihem keq tani që kam dyshuar për gruan time. Është e vërtetë që kam pirë shumë kafe kohët e fundit, dhe kjo ka qenë dukshëm e dëmshme për spermën time në një farë mënyre”.

Megjithëse historia është shpërndarë në të gjitha portalet, ju lind e drejta të mos e merrni seriozisht. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. o rota kari kemi 2 muaj qe keni lene kete lajm ne faqe te pare cdo dite sikur te bishte ndonje lajm me vlere

    cfare te mire sjel ky lajm?
    cfare i meson brezit te ri?
    pse mendoni qe eshte bnje lajm kaq i rendesishem qe te jet ene faqe te pare

    media lesh me tresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *