• |
ide | kryesore

Historia pambarim e stadiumit të ri të Tottenham: tani mungon… hapësira për goditjet e këndit!

Sport



Nëse cështja e stadiumit të ri të Tottenham do të ishte një film, titulli do të ishte gati: “Historia e pambarim”. Ndërtimi i impiantit është lajmëruar në 2012, por nisi vetëm në 2015 për një seri problemesh burokratike dhe u krye në dy faza. U bënë dy vjet tashmë që Tottenham luan ndeshjet e tij në Wembley e cdo muaj del një histori e re që i takon vonesave për inaugurimin e impiantit të ri. Edhe këtë herë dukej gjithcka e përfunduar, por…

Kush shpresonte të shihte cerekfinalet e Champions në stadiumin e ri, pasi inaugurimi ishte parashikuar për ndeshjen e parë në shtëpi në muajin prill, mund ta ketë kuptuar keq. Nga ajo që bën të ditur The Sun, miliardi i sterlinave të shpenzuara për impiantin nuk ka penguar gabime absurde në projektim. E fundit që është vënë në fokus nga tabloidi anglez është se në New White Hart Lane do të ketë komoditete të paimagjinueshme, sisteme ultramoderne për ti shpërndarë birra tifozëve, por mungon… hapësira për të kryer goditje këndi.

E duke gjykuar përmes imazheve, hapësira për të marrë vrull për lojtarët është vërtetë shumë e vogël. Edhe pse terreni i lojës, shumë pranë me kryqëzimin e linjave, bëhet një dishezë e shpejtë drejt tabelave të reklamave. Një burim, që raportohet nga The Sun, zbulon: “Kanë shpenzuar shumë para, por nuk janë shqetësuar shumë për dimensionet e fushës së vërtetë. E nuk është e qartë nëse do të bëjnë dicka për këtë. Trippier e Eriksen duhet të godasin këndoret praktikisht pa vrull, ose të bëjnë një copë vrapi në ngjitje”. Spurs nuk është dakord me këtë vëzhgim të tabloidit e ka nxjerrë një komunikatë në lidhje me këtë: “Cdo aspekt i impiantit është testuar e nuk do të ketë probleme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *