• |
ide | kryesore

Jlo, martesë për të dytën herë

Paparazzi, Slider



“ Y el Anillo pa cuando”, thoshte refreni i këngës që Jennifer Lopez publikoi në verën që hodhëm pas, e që në shqip përkthehet “Po unazën kur do ma japësh?”, pak a shumë. Sigurisht që kjo ishte një pyetje që i drejtohej partnerit të saj Alex Rodriguez dhe tani më në fund ne kemi një përgjigje.

A-Rod mbrëmjen e kaluar i propozoi për martesë ylli të muzikës dhe i dhuroi pikërisht atë, unazën e shumëpritur. Këtë e bëri me dije vetë ish-sportisti me anë të një postimi në Instagram, ku sigurisht duket unaza “kushedi se sa” karatëshe dhe bashkangjitur shkrimi: “Ajo tha po”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *