• |
ide | kryesore

Këshilli i Evropës regjistron zyrtarisht Maqedoninë e Veriut

Lajme, Të fundit



Këshilli i Evropës ka regjistruar zyrtarisht vendin fqinj nën emrin e ri “Maqedoninë e Veriut”.

Sipas korrespondentit të MIA-s nga Strasburgu, në faqen e internetit të organizatës më të vjetër pan-evropiane,  Këshilli i Evropës, selia e të cilit ndodhet Strasburg, Ish-Maqedonia rezulton si Maqedonia e Veriut, sipas rendit alfabetik të gjuhës angleze të shteteve anëtare.

Si shtet anëtar, Maqedonia e Veriut, tani gjendet në mes Holandës dhe Norvegjisë.

Pra flamuri maqedonas është vendosur përpara Pallatit të Evropës në Strasburg, midis flamujve të Holandës dhe Norvegjisë. Ndryshimi i emrit është bërë edhe në faqen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacioni i Kuvendit është përfaqësuar si delegacion i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Por në hartën në të cilën ndodhet vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe kryeqendrat e tyre ende nuk është ndryshuar emri dhe në të qëndron emri i vendit me referencë.

Republika e Maqedonisë Veriore u bë anëtare e Këshillit të Evropës më 9 nëntor 1995.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *