• |
ide | kryesore

Krijohet identikiti i vrasësve me pagesë të ish-policit Arben Bilali

Lajme, Të fundit



Grupi hetimor që po heton ekzekutimin mafioz të ish-policit Arben Bilali në 30 Janar në Tiranë ka krijuar identikitin e dy personave që morën pjesë në atentat.

Nga gjurmët e ADN-së dhe të gishtave të gjetura në makinën që u përdor në vrasjen e 50-vjecarit janë përfituar dy profile gjenenetike. Profilet janë krahasuar dhe janë të identifikuar si persona me precedentë penalë, të dyshuar si vrasës me pagese. Gjatë kësaj kohe hetuesit kanë këqyrur disa kamera sigurie në zonën ku ka lëvizur më tepër viktima disa ditë para vrasjes.

Në këto pamje është mundur të fiksohet një makinë, e cila ka ndjekur gjatë gjithë kohës Bilalin. Përveç kamerave ky automjet është fiksuar edhe nga miqtë e viktimës me të cilët ai shoqërohej. Burimet i thanë Tv Klan se disa numra telefoni janë vënë në përgjim.

Nga ky veprim hetimor pritet të përfitohen prova të rëndësishme, pasi mund të faktohet nëse mbajtësit e tyre kanë qenë në vendet ku ka qëndruar Arben Bilali. Oficerët e policisë kanë ripyetur familjarët e viktimës, por dëshmitë nuk kanë mundur të zbulojnë motivin e krimit.

Arben Bilali u ekzekutua me breshëri kallashnikovi përpara banesës së tij. Autoret pas kësaj braktisën mjetin e tyre ne Sauk, në zonën e Mjull bathores brenda së cilës u gjet edhe arma që u përdor. Pavarësisht se e kishin spërkatur mjetin me benzinë, autorët nuk munden t’i vinin flakën për shkak të frikës se do zbuloheshin nga policia. Ky ishte dhe gabimi i tyre pasi në mjet lanë gjurmë të cilat kanë bërë që grupi hetimor të jetë shumë afër zbulimit të ekzekutuesve, por jo porositësit. Pista kryesore që po ndjek prokurori në hetimin e kësaj çështje është ajo e hakmarrjes. Atij më parë i janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë dhe motivi është po i njëjti./tvklan.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *