• |
ide | kryesore

Letër e hapur e tifozëve të Psg: “Jemi edhe një herë lolot e Europës”

Sport



Eleminimi i befasishëm i Paris Saint-Germain në Champions League, pasi kishte fituar ndeshjen e parë në transfertë 2-0 nuk mund të kalonte pa lënë shenjë. 3-1 me të cilin Manchester United u imponua, duke u kualifikuar në çerekfinale të kompeticionit, nuk i ka kaluar lehtë tifozëve parisienë, që në shenjë zhgënjimi e proteste, kanë vendosur të dërgojnë një letër të fortë shoqërisë.

“Jemi edhe një herë lolot e Europës. Mbështetja jonë është këmbyer me turp dhe përcmim. Ne i qendojmë besnikë Psg, që në fakt është i përbërë nga mercenarë të interesuar më shumë për rrogën e tyre se të mbrojnë simbolin tonë. Nuk do të pranojmë më që ngjyrat tona të bëhen pis në këtë mënyrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *