• |
ide | kryesore

Milan, të gjithë të disponueshëm për derbin…përvec Gattuso: vendos Gjykatësi Sportiv

Sport



Të gjithë të rikuperuar… përvec njërit. Milan shkon në derbi si vendi i tretë në klasifikim e me një seri pozitive prej 5 fitoresh radhazi, por për ndeshjen që hap një muaj të tmerrshëm për nga kalendari (me Sampdoria, Juventus e Lazio për tu përballuar) kuqezinjtë ndoshta duhet ti duhet të bëjnë pa teknikun Gennaro Gattuso. Ringhio është larguar nga Pairetto të shtunën në mbrëmje në Verona e, për pasojë, rrezikon skualifikimin. Në rrezik, sepse rregullorja nuk parashikon skualifikim automatik për ndeshjen pasardhëse, si ndodh për lojtarët.

Cështja do të prezantohet përpara Gjykatësit Sportiv që, të martën do të vendosë, në bazë të relacionit të arbitrit nëse do ta pezullojë Gattuso (për një apo më shumë ndeshje) ose jo. Kështu, mund të kalohet nga një paralajmërim, tek skualifikimi. E pamundur për momentin të bëhen parashikime, por Gattuso mund të jetë mungesa e madhe e Milan në derbin e të dielës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *