• |
ide | kryesore

Strakosha sakrifikon, por nuk ndal dot barazimin e Fiorentinës: Napoli heq dorë fare nga ndjekja e Juves

Sport



Ciro Immobile iluzionon Simone Inzaghi, por Lazio nuk arrin të kalojë në Firenze: Pioli falenderon Muriel e, mbi të gjithë, Terracciano, autor i një prove të mirë në debutim. Napoli nuk fiton përballë Sassuolo dhe e sheh veten edhe më të shkëputur nga Juventus, por është e qartë se skuadra e Ancelotti ka hequr dorë nga ndjekja, që pas humbjes në ndeshjen direkte me bardhezinjtë.

Në Artemio Franchi Lazio luante një ndeshje shumë të rëndësishme në arritjen e objektivave, atë zonën Champions aq të shpresuar, por që tashmë e sheh të komplikuar, edhe pse ndeshja që ka për të rikuperuar, mund ta përmirësojë klasifikimin e skuadrës së Inzaghi. Shtrëngoi dhëmbët Thomas Strakosha për të qenë në fushë, por portieri i përfaqësues së Shqipërisë nuk i ndihmoi dot bardhekaltrit të dalin me fitore nga transferta, i ndëshkuar nga Muriel në të 61’.

Në vendin e tetë proviziorisht Lazio, në kuotën e 42 pikëve, por që në rast fitore kundër Udineses (ndeshje e prapambetur), do të pozicionohet e gjashta, gjithnjë në rast se Roma nuk humbet me Empolin, situatë që do ti vendoste rivalët e qytetit përpara verdhekuqve. Në ndeshjet e tjera sukses i rëndësishëm për renditjen i Inter, që mundi Spal, por edhe për Torinon, që u imponua në transfertë me Frosinone.

Italy – Serie A

Bologna 2 – 0 Cagliari
Frosinone 1 – 2 Torino
Inter 2 – 0 SPAL
Sampdoria 1 – 2 Atalanta
Sassuolo 1 – 1 Napoli
Fiorentina 1 – 1 Lazio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *