• |
ide | kryesore

“Vetëm për fanellën”: tifozët e Juventus heqin dorë nga greva, për ndeshjen me Atletico Madrid

Sport



Të martën në mbrëmje në Stadium, Juventus luan kundër Atletico Madrid ndeshjen që vlen një sezon e për mbrëmjen më të rëndësishme të vitit tifozët bardhezinj do të bëjnë pjesën e tyre, duke hequr dorë nga greva e menduar, në lidhje me cmimet e larta të biletave. Njoftimin e kanë bërë grupimet e Curva Sud, që kishin kërcënuar me grevën e tifozëve, përmes një komunikate në faqen zyrtare në Facebook të Drughi. Një paqe e vërtetë, e papritur madje, pas shkrimeve që u shfaqën në kontestim të presidentit Agnelli, përpara ndeshjes me Udinese, për të ndihmuar skuadrën drejt një arritje që do të ishte historike: “Nuk përkulemi, nuk shitemi, por për dashuri bëjmë tifozeri. Vetëm për fanellën. Të martën nxirrni zërin. Curva Sud”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *