• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal i shkakton Solskjaer humbjen e parë: Liverpool i qendron pas City

F1, Sport, Video



Në Londër, Manchester United i Solskjaer ka provuar humbjen e parë që kur tekniku norvegjez është ulur në pankinën e Djajve të Kuq. Në Emirates Arsenal ka qenë dukshëm skuadra më e mirë, ndërsa euforia e United pas kualifikimit në cerekfinale të Champions ka dënuar të besuarit e Solskjaer të rrëzohen nga vendi i katërt në Premier League, të kaluar pikërisht nga Topcinjtë.

Një super ndeshje e Granit Xhakës, autor i golit të avantazhit në minutën e 12’ dhe një rekordi personal me golin e katërt të sezonit. Kurrë më mirë nuk kishte bërë mesfushori me origjinë shqiptare në një edicion të vetëm, ndërkohë që misionin e kompletoi Pierre-Emerick Aubameyang, në minutën e 69’. Në penallti e fituar nga Lacazzette dhe e shëndërruar në gol nga sulmuesi nga Gaboni, që nuk i la mundësi United për të përmbysur ndeshjen. Në fakt, në dy raste që ekipi i drejtuar nga norvegjezi Solskjaer është gjendur në disavantazh, që kur tekniku është në pankinë, United ka rikuperuar dhe ka dalë gjithnjë me pikë, por në Emirates kishte kundër edhe fatin, si në golin e Xhakës ashtu dhe në shtyllën e goditur prej Djajve, që këmbëjnë vendin me Arsenal.

Fitore e rëndësishme për objektivin titull e Liverpool. Të kuqtë e Jurgen Klopp janë kthyer një distancë larg City të vendit të parë me një fitore aspak të thjeshtë kundër Burnley, pavarësisht se rezultati 4-2 e bën të duket komode. Dy gola të Mane dhe dy të Firmino i kanë dhënë mundësinë Klopp të mos humbasë një tjetër shans në Anfield Road, duke mbetur të kapur pas Citizens, që kishin fituar një ditë më parë. Ndërkohë, pas rezultateve të rëndësishme Chelsea i Maurizio Sarri komplikon përsëri ecurinë e tij me barazimin 1-1 kundër Wolves.

England – Premier League

Liverpool 4 – 2 Burnley
Chelsea 1 – 1 Wolverhampton Wanderers
Arsenal 2 – 0 Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *