• |
ide | kryesore

Video/ Graniti që vret Djajtë: goli kundër United, rekord personal për Xhakën

Sport, Video



Arsenal ka një beniemin të ri në Emirates dhe pas shumë uljeve e ngritjeve në fillimet e tij në Londër tifozët e Topcinjve po shijojnë Granit Xhakën. Pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë për vendin e katërt në Premier League, shqiptari i përfaqësueses së Zvicrës ka shënuar një gol historik në aspektin personal. Mesfushori difensiv ka realizuar në minutën e 12, duke mos i lënë mundësi portierit kundërshtar.

Për Xhakën është goli i katërt në një sezon dhe asnjëherë më parë mesfushori nuk kishte shënur më shumë. Ndonëse, për golin e katërt me fanellën e Arsenal, është dashur edhe pak fat. Por kjo pak rëndësi ka, kur ai gol mund të vendosë shumë në objektivin Champions për edicionin e ardhshëm.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *