• |
ide | kryesore

VIDEO/ Publikohen pamjet tragjike të aksidentit me 2 viktima në Peshkopi (Imazhe të rënda!)

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Maqellarë – Peshkopi, ku një makinë u përplas me një motor. Burime në vendin e ngjarjes thonë se nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 34-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, të identifikuar si Gentjan e Klodiana Karazajmi. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës ndërkohë që drejtuesi i mjetit me iniciale A.B është shoqëruar në Komisariatin e policisë.

“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motoçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”,- raporton policia.

https://www.youtube.com/watch?v=bj3OFm-eIQg&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *