• |
ide | kryesore

Video/ Valladolid i anullohet dy gola kundër Real, por nga kush? Dhoma e VAR është bosh

Sport, Video



Real Madrid në kulmin e krizës, me një trajner të shkarkuar edhe pse ende në pankinë e me daljen jashtë të gjitha objektivave sezonalë kishte nevojë për një fitore kundër Valladolid. Ndoshta ky fakt, i kombinuar me avantazhin e vendasve, të cilëve më pas i janë anulluar dy gola, ka bërë që një detaj i vogël të bëhet viral me shpejtësi të madhe në mediat botërore.

Në ndeshjen në “Jose Zorrilla”, Valladolid i’u anulluan dy gola në pjesën e parë nga VAR-i, por kur u shfaqën në ekran pamjet e dhomës së VAR-it që morën vendimin në favor të Madridit, aty nuk ishte asnjë gjyqtar. Interesant, por kush thirri në vëmendje parregullsinë e mundshme në golat e vendasve?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *