• |
ide | kryesore

Allegri lëshon sfidën: “Mund të përmbysim rezultatin, Ronaldo një avantazh…”

Sport



Një Juventus i karikuar, por i goditur nga dëmtimet, ku i fundit i shtuar në infermieri, madje ende pa u rikthyer mirë në fushë është Douglas Costa, që i bashkohet Khedira, Cuadrado, Barzagli e De Sciglio. Megjithatë, ky problem i orëve të fundit nuk i ka zbehur optimizmin teknikut: “Mund të përmbysim rezultatin – thotë Allegri në konferencën për shtyp – e nëse e arrijmë do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm, por duhet të jemi të aftë të kuptojmë cfarë drejtimi do të marrë ndeshja. Por nuk dua të dëgjoj të flitet për ndeshjen e vitit, përndryshe jemi të marrë fund. Nëse do të kualifikohemi nuk do kemi fituar ende asgjë, kështu që duhet të ruajmë qetësinë”.

Me dyshimin për të përfshirë ose jo Paolo Dybala në formacionin titullar, pas provës zhgënjyese të argjetinasit në Madrid, tekniku Allegri beson mbi të gjithë të Cristiano Ronaldo. Në fakt, duhet të një CR7 në formën më të mirë, por portugezi me Juventus ka bërë vetëm një gol në Champions: “Ka bërë aq shumë gola në këtë kompeticion, sa fakti që është me ne është një avantazh i madh. Ka shënuar pak sepse nuk i ka luajtur të gjitha ndeshjet”. Ndoshta mund të mos jetë ndeshja e vitit, por është një mbrëmje që mund të ndryshojë sezonin e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *