• |
ide | kryesore

Christian Panucci zbardh të vërtetën e tratativës me Romën: “Jam i përqendruar tek Shqipëria”

F1, Sport



Shkarkimi i Eusebio Di Francesco, përfoli rikthimin në kryeqytetin italian të Christian Panucci, përpara se të vendosej në krye të pankinës verdhekuqe Claudio Ranieri. Trajneri aktual i Shqipërisë ka dashur të sqarojë pozitën e tij, duke folur për “Radio Anch’io Lo Sport” për interesin e pretenduar të Romës ndaj tij, pikërisht në vigjilje të përgatitjeve me kombëtaren kuqezi për eleminatoret e kampionatit europian.

“Kontakte me Romën? Jo, nuk më ka thirrur askush. Nga ana e shoqërisë nuk ka patur asnjë telefonatë”, mohon qartë ish-mbrojtësi i krahut verdhekuq, që më pas vlerëson zgjedhjen e bërë nga Roma për Ranierin. “E njeh shumë mirë ambjentin, është roman. Mund të jetë një doktor i mirë, besoj se është zgjedhja e duhur për eksperiencën që ka. Ambjenti romano është një nga vendet më të bukura në botë për të luajtur, por duhet të kenë forcën dhe karakterin për të reaguar”.

Panucci në fakt e ka të qartë të ardhmen e tij dhe e gjitha lidhet me Shipërinë: “Jam shumë i lumtur në Shqipëri, kam një kontratë deri në nëntor. Që andej e pas nuk e di, kam zgjedhur gjithnjë me ndjesi. Kjo punë më pëlqen shumë, kam punuar me veten për tu rritur në administrimin e grupit. Jam shumë i përqendruar tek Shqipëria, pjesa tjetër nuk ka fare rëndësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *